Iniciativa e EI/ETUCE “Te mobilizohemi per Arsimin Cilesor” Viti i Veprimeve Globale, tetor 2013 – tetor 2014 10 Mesazhe Kyc nga ETUCE per te Permiresuar Arsimin Cilesor ne Europe Ne qershor 2013, Federata Nderkombetare e Arsimit, EI, shpalli nje iniciative mobilizuese mbi arsimin cilesor, e cila do te veproje per nje periudhe nje vjecare, nga Dita Boterore e Mesuesit, tetor 2013 deri ne Diten Boterore te Mesuesit, tetor 2014. Tema zyrtare e kesaj iniciative mobilizuese eshte: Mesazhi kryesor i kesaj iniciative eshte:
Tema e kesaj Mbledhjeje ishte: Cfare duhet te bejme per te permiresuar Arsimin Cilesor ne Europe? Ne kete Mbledhje u diskutua dhe miratua edhe nje Draft Dokument me 10 Mesazhe Kyc nga ETUCE per Permiresimin e Arsimit Cilesor ne Europe, si edhe disa masa me specifike qe duhet te ndermerren nga ana e organizatave anetare, si: Keto aktivitete duhet te kodinohen me aktivitetet e EI gjate Fushates dhe duhet te pershtaten me kontekstin e Fushates. ETUCE do te konsideroje, gjithashtu, mundesine e nje mbeshtetjeje ne nivel Europian per fazen e fundit te Fushates, qe ka te beje me Diten Boterore te Mesuesve, ne tetor 2014.
10 Mesazhe kyc nga ETUCE Në kuadrin e inisiativës së Federatës Ndërkombëtare të Arsimit, EI: “Të Bashkohemi për Arsim Cilësor - Arsim më Cilësor për një Botë më të Mirë” dhe të vendimeve te Konferences se Komitetit Europian te Sindikatave te Arsimit, ETUCE, te vitit 2012, e cila identifikoi qartë nevojën për të vazhduar punën lidhur me shmangien e ndikimit te krizës mbi kushtet e punës dhe pagat e mësuesve, përfaqësuesit e organizatave anëtare të ETUCE, u takuan në një mbledhje të vecantë në Bruksel, më 23 tetor 2013, për të diskutuar lidhur me cështjen: 1. Arsimimi Cilësor – një e drejtë bazë e njeriut dhe një e mirë publike Arsimimi cilësor është një e drejtë bazë e njeriut dhe një e mirë publike. Neni 26 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, thotë që “ Cdo njeri ka të drejtë për arsimim” në të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë fëmijerinë e hershme, arsimin parashkollor, fillor dhe nentë vjecar, arsimin professional dhe trajnimin, nevojat specifike për arsimim, arsimin e mesëm, të lartë dhe për të rritur. Vizioni i ETUCE për një arsim cilësor për të gjithë nxenësit, studentët dhe të rriturit në Europë, përcaktohet, jo vetëm në bazë të rezultateve të të nxënit, por, gjithashtu, edhe nga zhvillimi i plotë i individit dhe kontributit të tij/saj në një shoqëri demokratike. 2. Vizioni i Sindikatave Europiane të Arsimit lidhur me Cilësinë e Arsimit Me synimin për të nxitur vizionin e sindikatave Europiane të arsimit për cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur nje arsimim me cilësi të lartë për të gjithë, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të drejtë dhe demokratike, organizatat anëtare të ETUCE-s kërkojnë akses universal dhe të lirë për mësues cilësorë, mjete mësimore dhe burime moderne dhe ambjent të sigurtë e mbeshtetës për mësimdhënien dhe të nxënurit qe marrin ne konsiderate barazine gjinore dhe pa asnje diskriminim. 3. Akses për të gjithë në arsimimin cilësor Duke synuar ndërgjegjësimin e publikut se aksesi në arsimin publik cilësor është themelor për cdo qytetar, organizatat anëtare të ETUCE-s konfirmojnë mbështetjen e tyre për inisiativen e EI: Të Bashkohemi për një Arsim Cilësor, dhe angazhohenpër veprime të përbashkëta për një arsim cilësor, si edhe për trajnimin cilësor të mësuesve të rinj dhe qualifikimin e vazhdueshëm professional. 4. Financimi i arsimit publik Në kontekstin e politikave të shtrënguara që pjesërisht ishin ndërmarrë për shkak të krizës ekonomike dhe jane zbatuar nga disa qeveri, te imponuara edhe nga Troika, organizatat anëtare të ETUCE-s kundershtojne ato politika qe percaktohen nga qendrime ideologjike dhe qe jane kunder sigurimit të arsimimit publik. Organizatat anëtare të ETUCE-s dënojnë rritjen e privatizimit të shërbimeve mjaft të domosdoshme për arsimin, nga ana e ndërmarrjeve që kanë interesa të lira dhe që kërcënojnë sigurimin e arsimimit publik. ETUCE dhe organizatat anetare te saj bejne thirrje per arsim publik pa pagese. 5. Mundësi të barabarta dhe mobilitet social Arsimimi cilësor duhet të sigurohet në mënyrë të barabartë dhe jo mbi bazën e fitimit. Qeveritë kanë përgjegjësinë të sigurojnë burimet e duhura për të siguruar një sistem arsimor universalisht të aksesueshëm nëpërmjet taksimit progresiv dhe të drejtë. Rendësia e drejtësisë në taksat globale nuk kufizohet vetëm në forcimin e buxhetit të arsimit publik; por ai është, gjithashtu, i nevojshëm për një barazi më të madhe në oportunitete dhe mobilitete sociale. 6. Trajnimi i mësuesve cilësorë Duke pranuar rolin jetik të mësuesve dhe sindikatave në sistemin arsimor cilësor, organizatat anëtare të ETUCE-s theksojnë anagazhimin e mësuesve dhe sindikatave të tyre për të marrë përsipër drejtimin e përpjekjeve për të patur akses dhe cilësi për të gjithë studentët, si edhe një sistem arsimor në të mirë të publikut. Mësuesit janë burimi më i rëndësishëm i arsimimit për studentët dhe një përcaktues jetik i cilësisë së arsimit; prandaj kontributet e tyre duhet të vlerësohen në mënyrë të barabartë. Mësuesit duhet të trajtohen si profesionistë të respektuar dhe duhet t’u jepet trajnimi dhe mbështetja që u nevojitet. 7. Tërheqja për profesionin e mësuesit Sigurimi i stafit mësimdhënës të kualifikuar dhe të motivuar është celësi për të siguruar cilësinë brenda sistemeve arsimore. Për rrjedhojë, ETUCE dhe organizatat e saj antare, luftojnë për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të mësuesve, kushte të mira pune dhe paga të mira, përfitime dhe pensione të mira, si për gratë edhe për burrat, akses në trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm professional, burime të mira për mësimdhënie dhe nxënie si edhe ambjent pune të sigurtë. Këto janë parakushtet që do të ndihmojnë për ta bërë profesionin e mësimdhënies më tërheqës dhe për të inkurajuar më shumë njerëz që të ndërmarrin këtë karrierë. 8. Sindikatat e mësuesve dhe instrumentat e dialogut social Duke e konsideruar dialogun social si një forcë shtytëse për reforma të suksesëshme ekonomike dhe sociale, organizatat antare të ETUCE-s e venë theksin mbi potencialin e sindikatave për të ndergjegjësuar antarët mbi pasojat e ndryshimeve ekonomike dhe sociale në sistemet sociale, arsimore dhe tregjet e punës. Sindikatat luajnë një rol kyc për sigurimin e kushteve të domosdoshme që do të stimulojnë krijimin e vendeve të punës, duke lehtësuar në mënyrë të dukshme rimëkëmbjen ekonomike, tregun e punës dhe përfshirjen sociale. 9. Përfshirja e sindikatave të arsimit në vendimet që lidhen direkt dhe indirekt me sektorin e arsimit Përfshirja e sindikatave të mësuesve në përpunimin dhe zbatimin e politikave që prekin direkt ose indirekt arsimin është thelbësore përsa i takon marrjes parasysh të pozicionit të tyre. Prandaj, organizatat antare të ETUCE kërkojnë që konsultimet e partnerëve socialë në nivel kombëtar, rajonal, arsimor institucional, duhet të bëhen në kohën e duhur dhe të jenë të motivuara duke lejuar analizat dhe propozimet e nevojshme të cilat duhet të perputhen me proceset e vendim marrjes. Eshtë me rëndësi të vecantë që të forcohet dialogu social në nivel lokal që të përfshijë si mësuesit, ashtu edhe drejtuesit e shkollës. 10.Konsultime koherente me partnerët sociale që synojnë progresin ekonomik dhe social Duke bërë thirrje për një process koherent dhe të respektuar konsultimesh të partnerëve socialë kombëtarë dhe/ose Europianë, nga ana e qeverive në nivel kombëtar, dhe me Komisionin, Këshillin dhe Parlamentin në nivel Europian, organizatat antare të ETUCE-s kërkojnë që dimensioni social i Bashkimit Monetar Europian të kontribuojë për progresin ekonomik dhe social në BE. Kjo do të thotë që politikat duhet të jenë të tilla që të cojnë në progres ekonomik dhe social. Bruksel, 23 tetor 2013
|